Pritet perurimi i Rreshen-Kalimash

25/06/2009 12:00

Tre kryeministra, Sali Berisha i Shqiperise, Hashim Thaci i Kosoves dhe Rexhep Taip Erdogan i Turqise inaugurojne sot venien ne funksionim te autostrades Milot-Morine.

Autoritetet e kane konceptuar diten e sotme, nje dite feste dhe me qindra automjete kane udhetuar nga qytete te ndryshme te vendit dhe nga Kosova, drejt pikes se inaugurimit.

Ceremonia festive po zhvillohet ne Rreshen, ne piken ku fillon segmenti Rreshen-Kalimash, pjesa me e veshtire e kesaj autostrade.

Kryeministrat ende nuk kane mberritur, pasi avioni i kryeministrit Erdogan ka patur nje vonese ne fluturim. Per kete arsye inaugurimi nuk pritet te behet perpara ores 12.30, kur pritet qe 3 kryeministrat te mbajne nga nje fjalim te shkurter.

Investimi per rrugen Durres-Kukes llogaritet rreth 1 miliarde euro dhe eshte me gjatesi 170 kilometra. Pjesa qe do te hyje sot ne funksionim per automjetet nis nga Miloti me nje gjatesi prej 117 km, deri ne piken kufitare te Morines, duke shkurtuar ndjeshem lidhjen me Kosoven.

Autostrada kalon ne nje terren te veshtire malor dhe per kete arsye u kontraktua nga qeveria konsorciumi Bektel Enka, e cila ka ndertuar edhe tunelin qe lidh Thirren me Kalimshin.

Sot do te hyje ne funksionim vetem njera ane e tunelit, ajo qe u hap para pak javesh nga Berisha dhe Thaci, ndersa ana tjeter pritet te hapet ne shtator.

Top Channel