Erdogan, takime te ngrohta me Ramen e Topin

25/06/2009 20:05

Kryeministri turk Erdogan, pas daljes ne krah te kryeministrit Berisha ne perurimin e rruges Durres-Kukes, eshte takuar edhe me kryetarin e opozites Edi Rama, njekohesisht kryetar i bashkise se Tiranes.

Biseda mes kryeministrit Erdogan dhe kryetarit te bashkise Rama u zhvillua ne nje fryme miqesore, ku te dy vlersuan marredheniet shume te mira mes dy vendeve tona.

Ne menyre simbolike, kryebashkiaku i Tiranes i dhuroi kryeministrit turk celesin e qytetit. Kryeministri Erdogan verejti zhvillimin e perditshem te Tiranes dhe i uroi suksese zotit Rama ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Kryeministri Erdogan u prit edhe nga presidenti Bamir Topi. Ne biseden me kryeministrin turk, presidenti e cilesoi Turqine nje mike te ngushte te Shqiperise dhe shqiptareve, e tashme nje partner strategjik ne rajon e me gjere.

Ne kete kuader, kreu i shtetit vleresoi qendrimin e vendosur dhe te qarte te Turqise ndaj pavaresise se Kosoves. Kryeministri Erdogan vleresoi ne takim pranine e investitoreve serioze turq ne sektore te ndryshem dhe te rendesishem per te dy vendet tona.

 

Top Channel