PS, plan kunder manipulimeve

24/06/2009 19:20

Partia Socialiste eshte aq e shqetesuar nga manipulimet e mundshme me 28 qershor, sa ka pergatitur nje pakete masash per ate qe ajo e quan “ruajtja e votes”.

Vota do te ruhet nga falsifikimi eventual i dokumentave te indentitetit, presioni mbi punonjesit e administrates publike per te votuar perkunder deshires se tyre, uzurpimi i identitetit te emigranteve nga te trete dhe presioni apo cenimi fizik i komisionereve dhe vezhguesve socialiste.

Konkretisht: Leternjoftimet mendohen te pafalsifikueshme. Megjithate, nje karte plastike e tille, qe i ngjan nje karte telefonike apo nje karte bankare, mund te prodhohet me printer.

Por leternjoftimi orgjinal ka disa pika te padukshme me sy te lire, te cilet mund te shfaqen vetem me rreze ultravjollce.

Ne PS thone se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka 5500 aparate te tille, qe jane aty ne gjendje qe prej zgjedhjeve te 2005, kur boja imatrikuluese ishte e padukshme.

Perfaqesuesi socialist ne KQZ i ka kerkuar komisionit qe ne mungese te aparateve te leximit te leternjoftimeve, te perdorin keta aparate me rreze ultravjollce.

Ne Partine Socialiste thone se nese KQZ nuk miraton nje vendim ne kete drejtim, ata kane gati 6000 aparatura te tilla, pra me shume se c’ka qendra votimi ne tere Shqiperine.

Po ashtu, vezhguesit socialiste jane trajnuar qe te dallojne edhe pasaportat e verteta nga ato false. Nje element tjeter, qe i jep ngjyrime alla James Bond mbikeqyrjes se socialisteve, jane kamerat miniature, per te pajisur me menyre diskrete vezhguesit ne zonat e konsideruara problematike prej tyre.

Jane 2600 aparatura te tilla, me shume sesa gjysma e qendrave te votimit ne rang republike. Po ashtu, nje person tjeter, kryesisht nje njeri i lagjes apo i fshatit, qe njeh banoret, eshte pajisur me nje numer telefonik per te derguar sms per cdo levizje te dyshimte te personave qe nuk jane banore te zones.

Vleresohet si mundesi manipulimi edhe uzurpimi i identitetit te emigranteve nga njerez te pajisur me leternjoftime te rregullta por me emer tjeter.

Ne raste te tilla, emigrantet qe kane ardhur PS i nxit te shkojne te votojne ne ato zona ku mendohet se jane bere manipulime ne te shkuaren me emigrantet.

Do te kete nje vemendje te posacme per fotografimin e votes. Cfare problemi paraqet kjo? Mund te jete i prirur te fotografoje voten e vet ai person te cilit i eshte bere presion dhe fotoja e votes do te sherbente si prove se personi ka votuar per kete apo ate parti. Ne Partine Socialiste mendojne se ky mund te ishte produkt i presionit ndaj administrates.

Per te plotesuar kuadrin e mbrojtjes se administrates nga presioni politik, per te votuar ne nje menyre te caktuar, ne PS kane pergatitur kete projekt-ligj, per te cilin zotohen se do te jete akti i pare i nje qeverie socialiste te nesermen e zgjedhjeve, ne rast fitoreje.

Sipas projekt-ligjit, personat qe kane ushtruar presion mbi administraten do te perjashtohen pergjithmone nga sherbimi civil e madje, do te perfundojne deri ne ndjekje penale.

Kurse nepunesve qe jane vene ne perdorim te partive politike per fushate, do t’u hiqet statusi i nepunesit civil.

Ne fund, por jo me pak te rendesishem, te ashtuquajturit grupet e sigurise. Grupe personash, kryesisht punonjes policie te liruar, qe jashte qendrave te votimit dhe ne distancen e percaktuar nga ligji, do te mbikeqyrin qendrat e votimit.

Ne qendrat e konsideruara problematike prej Partise Socialiste, grupet e sigurise do te jene te perforcuar. Aq e vertete eshte kjo, saqe te merkuren pasdreke drejtuesit politike te partise kane pasur nje takim ne seline socialiste me drejtuesit e ketyre grupeve.

Selia roze do te vere edhe nje numer ne dispozicion te qytetareve 0800 32 32 per te denoncuar cdo shqetesim te tyrin. Nje qender operative do te marre dhe do te analizoje te tera te dhenat qe do te vijne nga qendrat e votimit ne mbare republiken.

Kesisoj Partia Socialiste synon jo vetem te zhbinde kedo qe mund te tundohet nga manipulimi i votes, por edhe ta beje materialisht te pamundur nje gje te tille.

Top Channel