Kater presidentet, tryeze ne Vlore

24/06/2009 08:50

Nisi dje dita e pare e takimit te organizuar nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, ne qytetin e Vlores, me Presidentin e Maqedonise, Gjorgje Ivanov, Presidentin e Malit te Zi, Filip Vujanoviç dhe Presidentin e Kosoves, Fatmir Sejdiu.

Kater presidentet e kane vleresuar kete takim si shume domethenes dhe te rendesishem. Perfaqesimi ne nivelin me te larte eshte vleresuar si shenje shume e mire bashkepunimi mes kater vendeve fqinje: Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Pas takimit te perbashket, presidentet kane zhvilluar edhe takime dypaleshe mes tyre, ku zyra e shtypit te presidences shqiptare beri te ditur se gjate bisedave te tyre eshte diskutuar per çeshtjet me bashkekohore dhe thelbesore, qe prekin aktualisht vendet tona dhe njekohesisht ato qe shqetesojne rajonin ballkanik ne pergjithesi.

Nga keto takime, pritet te dalin edhe vleresime e sugjerime konkrete, qe do te jene nje tjeter kontribut me rendesi ne sherbim te forcimit te marredhenieve dhe bashkepunimit mes ketyre kater vendeve fqinje ne permbushje te interesave te ndersjella dhe ne kuader te integrimit euroatlantik.

Po nga zyra e shtypit te presidences behet e ditur se “presidentet, ne menyre te veçante vleresuan rendesine e ketij takimi ne perforcimin e nje imazhi te ri te vendeve tona dhe te Ballkanit Perendimor si nje hapesire e qete, e cila vleresohet pozitivisht dhe me optimizem dhe ku orientimi i perbashket drejt integrimit europian dhe atlantik, e veçanerisht nxitja e kesaj politike, po dimensionon pozitivisht rrjedhen e zhvillimit te vendeve te rajonit tone”.

Nga presidentet u ritheksua deshira dhe angazhimi qe perpjekjet e vendeve dhe popujve tane duhet te bashkohen drejt ketij qellimi madhor, qe do te thote me shume mundesi, me shume demokraci e me shume zhvillim per te gjithe ne. Pas takimit te perbashket, kater presidentet kane zhvilluar takime dypaleshe me njeri-tjetrin, teksa kane premtuar thellimin e bashkepunimit.

Kjo tryeze e organizuar nga Presidenti Topi me tre presidentet e vendeve fqinje eshte vleresuar si nje hap mjaft pozitiv per politiken e Ballkanit dhe sidomos per Kosoven pas shpalljes shtet me vete. Takimi i organizuar nga Presidenti Topi vjen pas disa tryezave rajonale te organizuara pak kohe me pare.

Topi pranoi ftesen e kreut te shtetit maqedonas per te qene pjese e tryezes se organizuar ne kete vend. Ky veprim shkaktoi jo pak reagime ne faktorin shqiptar, per shkak se nje ftese e tille nuk i ishte bere Presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu.

Duke u ndikuar mbase edhe nga keto reagime, Topi refuzoi ftesen e Presidentit serb, Tadiç, per te marre pjese ne nje samit te vendeve te rajonit ne Beograd. Presidenti Topi, gjate gjithe kesaj kohe qe kur eshte zgjedhur ne krye te shtetit shqiptar, eshte shprehur vazhdimisht dhe ka bere thirrje ne te gjitha takimet e zhvilluara ne rajon dhe Ballkan qe tashme duhet te pranohet rikompozimi i ri i Ballkanit, duke e pranuar ne tryeza e samite edhe shtetin me te ri, Kosoven.

Top Channel