Dhunohet zyra elektorale e PS

24/06/2009 16:30

Persona te paidentifikuar kane sulmuar dhe demtuar zyren elektorale te Partise Socialiste ne zonen 14 te komunes Gracen ne Elbasan.

Mengjesin e sotem kane qene militantet socialiste qe lajmeruan policine pasi verejten dhunimin e zyres se tyre te punes.

Ne kete zyre eshte thyer dera dhe jane dhunuar simbolet elektorale te opozites. Perfaqesuesit e Partise Socialiste kane bere padi ne prokurori per kete rast dhe policia ka nisur hetimin.

Policia ndodhet ne vendngjarje per te bere te mundur zbulimin dhe pengimin e akteve te tilla te nxitura nga militantizmi partiak qe mund te shkaktojne tensione me te medha tani ne fund te fushates elektorale dhe fare prane dites se votimit.

Top Channel