Gjykata le ne burg burrin qe masakroi gruan

18/06/2009 09:20

Burg pa afat ka qene masa e vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Berat per 61-vjeçarin, i cili, pasi dhunoi bashkeshorten, e mbajti “peng” dy dite ne shtepi, pa i dhene ndihme mjekesore.

Prokop Mici, banor i lagjes “ Çlirim” ne qytetin e Beratit, eshte perballur dje me togat e zeza, ne seancen e pare gjyqesore, ate te vendosjes se mases se sigurise.

Prokuroria e Rrethit te Beratit ka kerkuar ne seancen e zhvilluar mesditen e djeshme, cilesimin e ligjshem te arrestimit te 61-vjeçarit dhe i kerkoi gjykates te vendose ndaj tij masen e sigurise “burg pa afat”, deri ne perfundim ne hetimeve. Ndaj tij rendon akuza penale “plagosje e rende me dashje”.

Gjykata ka pranuar kerkesen e organit te akuzes dhe ne fund te seances ka vendosur qe Mici te lihet ne burg, deri ne perfundim te procesit gjyqesor.

Burri u arrestua nga policia kater dite me pare pas denoncimit te se bijes, per dhunim fizik te se emes, Lizheta Mici. 63-vjeçarja perfundoi ne spital ne gjendje te rende shendetesore, pasi u dhunua rende nga bashkeshorti i saj, pas nje grindjeje banale mes tyre. 61-vjeçari, pasi e dhunoi bashkeshorten, e mbajti ate dy dite ne banese, duke mos e transportuar ne spital, per t’i dhene ndihme mjekesore, deri sa gruaja u gjet nga e bija.

Top Channel