Obama, interviste dhe “lufte” me mizen

17/06/2009 10:55

Presidenti amerikan Obama ka treguar edhe njehere se eshte nje njeri me karakter te forte, kur ka vrare nje mize qe e besdiste gjate nje emisioni ne nje televizion amerikan.

“Ik nga ketu, largohu”- i ka thene Obama mizes duke u perpjekur qe ta largoje. Miza kokeforte nuk largohej dhe presidenti ka pritur momentin qe insekti fluturues te pushonte dhe me nje goditje ne shenje e vrau ate.

Me pas presidenti i drejtohet gazetarit “jo keq eee? E zura te mallkuaren”. I pakenaqur, shefi i Shtepise se Bardhe hedh “viktimen” pertoke dhe pyet kameramanet, “doni ta filmoni?” Me pas Obama perqendrohet te intervista me gazetarin John Harwood duke e pyetur ate “he ku e lame?”

Barack Obama ishte i ftuar ne emisionin e John Harewood ne televizionin amerikan CNBC.

Top Channel