Iran,pershkallezohen protestat

17/06/2009 13:10

Tensionet mbeten te larta ne Iran. Idhtaret e Mir Housein Moussavi po pergatiten per nje tjeter tubim te madh ne Teheran.

Ata i bejne thirrje njeri tjetrit me ane te SMS-ve per te dale serish ne rruge kunder rezultatit te zgjedhjeve, sipas tyre te manipuluar dhe qe nuk tregon vullnetin e popullit iranian.

Qeveria nderkohe ka kufizuar hapesirat e mediave te huaja duke mos i lejuar reporteret te dalin nga zyrat e tyre dhe te filmojne protestat.

Nje manifestim eshte mbajtur edhe diten e djeshme nga mbeshtetes te Moussavi, i cili ndryshe nga ai i dites se hene ku mbeten te vrare tete persona ishte i qete dhe pa incidente

Top Channel