Topi: Zgjedhjet te hapin rrugen drejt BE-se

16/06/2009 11:15

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, kerkoi qe zgjedhjet e 28 qershorit te jene te lira dhe te qeta dhe procesi te jete larg ngjarjeve te dhunes, te cilat duhen denuar.

“Duhet te tregojme se zgjedhjet jane nje arritje per Shqiperine. Pas tyre rruga drejt Bashkimit Evropian nuk duhet te jete e ngushte dhe me kthesa, por nje bulevard i gjere”, u shpreh Topi.

Kreu i shtetit ftoi grate qe te japin kontributin e tyre ne funksion te ekuilibrave ne zgjedhje, pasi ato jane mesazheret me te mira per shoqerine.

Edhe ambasadori i OSBE-se, Robert Bosch deklaroi se zgjedhjet e 28 qershorit jane te rendesishme per integrimin e vendit, ndersa kerkoi qe procesi te jete i lire, i paanshem dhe i drejte.

Top Channel