Liberalizimi i vizave, Basha: Problemi, teknik

16/06/2009 12:05

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha deklaron se Shqiperia ka bere progres dhe permbushja dhe zbatimi i reformave eshte vleresuar nga Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian.

“Deklarata e djeshme e Ministrave te Bashkimit Europian rikonfirmon qartesisht dhe bindshem, se Shqiperia po perparon me shpejtesi drejt objektivit madhor te Qeverise Berisha: heqjen e vizave per qytetaret shqiptare brenda 12 muajve”, u shpreh Basha.

Sipas tij progresi i gjithanshem eshte njohur edhe nga Brukseli, megjithese nuk ka ende nje vendim pozitiv per heqjen e vizave.

“Sic tha edhe komisioneri Rehn, nuk ka ende nje klasifikim por progresi qe ka bere Shqiperia eshte i madh, inkurajues dhe nje shtylle e forte”, u shpreh Basha.

Sipas ministrit, problemi i vetem i mbetur eshte teknik: ceshtja e pasaportave biometrike.

Top Channel