“Gerdeci”, shtyhet procesi per Mediun

15/06/2009 10:20

Gjykata e Larte deshtoi sot te realizonte seancen ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu per ceshtjen e Gerdecit.

Per shkak te mungeses se nje prej anetareve te trupit gjykues u vendos qe seance e radhes te mbahet pas zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit, ne daten 6 korrik.

Gjyqtarja qe mungonte eshte Irma Bala e cila eshte larguar jashte vendit per arsye shendetesore. Me kerkesen e avokateve Gjykata e Larte ndau ceshtjen e Gerdect.

29 te akuzuarit per ceshtjen e Gerdecit do te gjykohen nga gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane, ndersa Mediu per shkak te mandatit te deputetit do te gjykohet nga Gjykata e Larte.

 

Top Channel