Berisha, ne Tropoje pas 12 vjetesh

15/06/2009 19:25

Ndryshe nga cdo fjalim tjeter elektoral, Sali Berisha nuk foli ne fillim per arritjet e qeverise. Ai u kerkoi tropojaneve ta shihnin ate si njerin prej tyre, megjithese kishte munguar prej 12 vjetesh ne vendin e tij te lindjes.

“Jam sot midis jush, para se gjithash per te shprehur krenarine time te madhe, krenarine time te pakufishme per ju dhe se jam njeri prej jush. Sikunder dua t’iu siguroj ju, se kudo qe une ndodhem, ne Tirane apo ne metropolet e Evropes dhe te botes, ne cdo vend, ne cdo takim, mendja ime cdo dite vjen tek ju. Vjen ketu ne Tropoje, vjen ne kete vend me te dashurin per mua mbi kete dhe”, ka deklaruar Berisha.

Ne mitingun e Bajram Currit me vendasit ishin bashkuar edhe qytetare te Kosoves, kryesisht nga Malesia e Gjakoves, vendlindja e zotit Berisha, qe megjithese sot eshte e ndare ne dy shtete, per tropojanet ajo eshte simboli se mes kombit nuk ekzistojne kufij.

“Ju, me dashurine me eprore per Tropojen, per vendin, per Kosoven, per Shqiperine ia dolet qe ne vitin 98-99 ta shnderroni kete treve ne bazen kryesore te levizjes clirimtare te Kosoves. Ju per lirine e saj pranuat cdo sakrifice, ju derdhet gjakun e djemve tuaj per lirine e saj, ndaj dhe sot mblidheni ne kete shesh me krenare, me te lumtur se kurre. Se ne, qytetaret e malesise se Gjakoves, qytetaret shqiptare, kemi fituar luften, kemi fituar luften finale, Kosova eshte e lire, Kosova eshte e pavarur. Shqiperia eshte ne NATO. Kufijte do t’i rrafshojme me projektin tone evropian”, ka theksuar Berisha.

Megjithese i qendroi larg shpjegimeve direkte per mungesen e tij 12 vjecare ne vendlindje, ne qender te Bajram Currit, zoti Berisha nuk la pa permendur vitin 97, vit qe shenoi edhe ndarjen e tij te perkohshme fizike me Tropojen.

“Per mua dhe per ju 97-a eshte periudha me e dhimbshme ne tere historine e Tropojes, sepse eshte me nje urrejtje primitive ndaj kontributit tuaj, bandat u veshen me pushtet dhe ekzekutuan djemte e Tropojes”, eshte shprehur Berisha.

Per kete, tha kryeministri, Partia Socialiste dhe kreu i saj i kane borxh nje ndjese Tropojes. “Te kerkova qe t’i kerkosh ndjese Tropojes per ato qe i bete ne vitin ‘97. Nuk e bere kete, sepse nuk njeh t’i me arrogancen tende, me prepotencen e trasheguar, ndjesen dhe faljen njerezore, por une tani nuk te them me qe te kerkosh falje. Ajo qe te kerkoj eshte kjo, qe para se t’u drejtohesh qytetareve te Tropojes, socialisteve te Tropojes per voten, duhet te heqesh celesin e arte te bashkise, celesin e arte te kryeqytetit te shqiptareve qe vendose mbi gjoksin e  himnizuesit te masakrave serbe mbi vellezerit ne Kosove, famekeqit Bregovic”, ka shtuar Berisha.

Top Channel