Berisha ne Perrenjas: Votoni per levizjen e lire

14/06/2009 14:10

Kryeministri dhe kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka vijuar turin elektoral ne qytetin e Perrenjasit.

Duke u premtuar banoreve te zones per mbeshtetje te plote te te gjitha projekteve te qeverise vendore, Berisha premtoi uljen e moshes se pensionit te minatoreve. “Vij ketu t’ju premtoj minatoreve te Perrenjasit dhe Shqiperise, Sali Berisha do ule me 5 vjet moshen e pensionit”, u shpreh shefi i qeverise.

Kreu demokrat, nje thirrje te vecante ia drejtoi socialisteve duke u kerkuar voten ne kembim te atij qe e quajti programi per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. “Bashkohuni me ne sepse ky projekt i ketij 4 vjecari nuk eshte projekt partiak, por kjo eshte endrra e cdo shqiptari, pavaresisht nga bindjet e tyre politike”, vijoi me premtimet Berisha. Ai nuk kurseu as akuzat ndaj kryesocialistit Edi Rama.

Sipas Berishes, ai ka tradhetuar te gjithe elektoratin e tij duke mos kandiduar. “I kerkova te mbledhim Parlamentin dhe e bera kete per t’ju nderuar ju dhe jo ate. Nese ju do votoni per ne, do votoni per levizjen e lire pa viza qe ne vitin e pare te mandatit tone te dyte. Ju ftoj te votoni numrin 10, sepse eshte nota e mundit dhe djerses tuaj, e moralit dhe karakterit tuaj, per vendin, per kombin”, tha gjithashtu shefi i qeverise.

Me pas, kryeministri ka udhetuar drejt qytetit te Pogradecit ku ka vijuar takimet por kete here ne rruget e qytetit. Duke ftuar pogradecaret te besojne tek projekti i demokrateve, kryeministri theksoi se ne 4 vitet e ardhshme Shqiperia do te preke zhvillim si kurre me pare.

Top Channel