Zgjedhjet ne Iran, kryeson Ahmadinexhad

13/06/2009 01:20

Mahmoud Ahmadinexhad eshte ende ne avantazh ndaj rivalit te tij te drejperdrejt, reformistit Mir Hossein Moussavi, pas numrimit te 35.2 perqind te votave.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, presidenti ne ikje ka marre 7.027.919 vota ose rreth 68.88 perqind, ndersa kundershtari i tij ka marre 2.955.131 vota ose 28.87 perqind.

Ne vend te trete eshte ish-komandanti i Pasdaraneve, Mohsen Rezai i cila ka marre vetem 1.72 perqind.

Top Channel