Spitalet, nevoje per gjak

13/06/2009 15:55

Spitalet e vendit tone kane shume me pak gjak sesa kerkohet, pasi eshte rritur edhe numri i personave me tumore apo trauma.

Ne diten boterore qe i dedikohet dhuruesve vullnetare te gjakut, Ministria e Shendetesise ka bere nje apel qe cdo qytetar te dhuroje gjak, ne menyre qe edhe vendi yne deri ne 2010 te futet ne skemen e dhuruesve te gjakut pa pagese.

 “Qe te jemi te mjaftueshem me gjak duhet te kemi 40 dhurime per 1 mije banore. Dhurimi i gjakut vazhdon te jete nje ceshtje e ndjeshme qe nuk ploteson si duhet nevojat e pacienteve”, u shpreh Godo.

Siguria ne gjak eshte nje nder problemet me te cilat ne po hasemi, dhe kjo vjen edhe nga numri i ulet i dhuruesve.

Top Channel