Berisha: Militantet te distancohen nga krimi

12/06/2009 15:05

Kryeministri Sali Berisha i shpreh ngushellimet e tij me te thella familjes se Artan Zekes, baba i tre femijeve qe humbi sot tragjikisht jeten nga nje dore kriminale.

Kryeministri Berisha u ben thirrje te gjithe anetareve dhe militanteve te partive politike te distancohen nga aktet kriminale dhe te perkushtohen ne nje fushate zgjedhore te denje per njerez te lire.

Kryeministri Berisha u ben thirrje te gjithe shqiptareve te ruajne gjakftohtesine dhe vetepermbajtjen, si dhe kerkon me force zbatimin e plote te ligjit mbi autorin e ketij akti kriminal.

Kryeministri u ben thirrje te gjithe aktivisteve dhe mbeshtetesve te Partise Demokratike te mbajne nje minute heshtje ne tubimet e tyre per humbjen e demokratit, mikut Artan Zeka.

Top Channel