Minatoret mbeshtesin PS

10/06/2009 11:30

Angazhimi i PS, ne lidhje me shtresen e minatoreve dhe te ish- minatoreve konkludohet me nje marreveshje mes saj dhe sindikates e minatoreve.

Sindikata ka vendosur te mbeshtese Partine Socialiste, ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit, pasi ka pare sic tha kryetari Fiqiri Xibri se kjo force politike eshte e vetmja qe perfaqeson denjesisht interesat e kesaj shtrese te shoqerise dhe se ka program dhe vizion te ri qeverises u shpreh ai.

“Berisha nuk na degjoi asnje nga kerkesat tona dhe tregoi mungesen e vullnetit per t’i realizuar ato”, u shpreh Xibri.

Nderkohe Partia Socialiste, vlereson se shoqeria shqiptare i detyrohet minatoreve dhe familjeve te tyre sepse ne keto 18 vjet te mundimshme tranzicioni sipas saj nuk kane perfituar ate qe i takon nga te ardhurat qe shteti mbledhe nga puna qe ata kryejne.
PS angazhohet se do te jete ne kontakt te vazhdueshem me minatoret e Shqiperise per te komunikuar dhe me pas formuluar instrumentet konkrete per plotesimin e kerkesave te tyre.

PS ne parim eshte dakort me kerkesat e minatoreve te perfaqesuar nga sindikata dhe siguron se do te sensibilizoje ne cdo rrethane kuvendin e Shqiperise mbi ceshtjet e minatioreve dhe se do t’i mbeshtese ato.

Top Channel