Vizat, Rama : Deshtim i qeverise

09/06/2009 16:20

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ne vijim te  turit zgjedhor ne veri te vendit u ndal ne qytetin e Lezhes ku prezantoi jo vetem kandidatet per deputete por edhe disa pika te programit qe lidhen me punesimin dhe turizmin.

Ai kerkoi qe vota e cdo lezhiani te shkoje ne drejtimin e duhur qe sic tha ai eshte PS dhe ekipi i saj qeverises. Edhe ne Lezhe shefi i socialisteve preku nje nga temat me te rendesishme per shqiptaret liberalizimin e vizave.

“Vota e 28 qershorit eshte nje vote per heqjen e kufijve mes Shqiperise dhe Evropes, per t’u bashkuar te gjithe per endrren e vjeter te Shqiperise si gjithe Europa”, u shpreh Rama.

Kryetari i PS-se tha se programi i socialisteve ka ide te reja dhe bashke me to dhe vullnet te ri per ta bere realitet. Per keto arsye ai u kerkoi shqiptareve qe ne zgjedhjet e 28 qershorit te orientohen drejt PS, qe do te beje te mundur kthesen e madhe te zhvillimit te vendit drejt BE.

Top Channel