USAID: Presim me shume ndaj korrupsionit

09/06/2009 17:10

Pas shkurtimit nga 42 dite ne nje dite te regjistrimit te nje biznesi ne nje sportel te vetem, qeveria amerikane ka financuar edhe realizmin e projektit per dhenien e licensave ne nje sportel te vetem.

Pritshmeria me e madhe nga ky projekt, qe thjeshtezon procedurat e licensimit dhe lehteson punen e biznesit, eshte lufta kunder korrupsionit.

“Do te reduktohet koha e harxhuar dhe radhet e gjata qe e kane penguar biznesin te aplikoje dhe te licensohet. Pershpejtimi i procesit te licensimit dhe berja e tij me transparente do te reduktoje korrupsionin edhe gjate procesit te aplikimit’, u shpreh drejtoresha e USAID ne Shqiperi, Roberta Mahoney.

Ky vleresim ishte per rastin e licensave, ndersa ne pergjithesi per luften kunder korrupsionit, pritet shume me shume.

“Tashme si anetare me te drejta te plota ne NATO, Shqiperise do t’i kerkohet nje pune me e mire ne kontrollin korrupsionit, i cili mbetet ende nje problem serioz. NATO pret nga anetaret e saj nje qeverisje me te mire per te ndeshkuar korrupsionin ne menyre e drejte dhe te paanshme”, u shpreh Mahoney.

Ky projekt eshte faza e fundit e programit te sfides se mijevjecarit dhe vetem nese faktet per reduktimin e korrupsionit jane qartesisht bindese, sic tha drejtoresha e USAID-it, Shqiperia do te mund te kualifikohet per fondin prej miliona dollaresh qe pritet te jape pas nje viti e gjysme qeveria amerikane.

Top Channel