Kartat, probleme ne Ostren

09/06/2009 19:40

Banore te shumte te Trebishtit dhe te Ostrenit akuzojne se shitja e kuponave eshte politizuar, pasi sipas tyre kush eshte identifikuar si votues i Partise Socialiste e blen kuponin me cmimin 1200 leke.

Ndersa simpatizanteve te PD, sipas banoreve, kuponi u shitet konform vendimit te qeversise me 200 leke.

“3-4 punonjes te komunes i kane shitur kuponat me 1200 leke dhe 200 leke. Kush eshte me bindje te majta e merr me 1200, kush eshte i djathte me 200”, tregon nje banor.

“Kam ardhur, kam aplikuar per karte dhe me kane kerkuar 12 mije leke”, thote nje tjeter.

Por keto deklarata kundershtohen nga kryetari i komunes Ostren, Razi Rama. “Ne komunen tone kartat jepen me 200 leke, sipas vendimit te qeverise”, pohon Rama.

Megjithate, shumica e te intervistuarve pohojne se pervec rruges se gjate prej 20 kilometrash qe bejne ne kembe per te ardhur ne komune, blerja e kuponit vazhdon te behet me cmimin e 1200 lekeve.

Top Channel