Pajisja me karta me ritme te uleta

07/06/2009 16:15

Jane te shumte qytetaret pa pasaporte qe nuk kane aplikuar ende ne njesite bashkiake te kryeqytetit per tu pajisur me karta identiteti. Ne qendrat e aplikimit numri i shtetasve qe paraqiteshin per aplikim apo per te terhequr kartat e identitetit ka qene shume i ulet.

Ne nje qender aplikimi mund te kalonin ore dhe numri i shtetasve te mos ishte me i larte se gishtat e dores.

Te moshuarit te cilet nuk kane pasaporte dhe rrezikojne te mos marrin pensionin jane nder te paktet qytetare qe jane paraqitur prane njesive bashkiake.

Edhe pse nje pjese e tyre nuk kane perfituar nga kompensimi, me me fat kane qene te moshuarit qe kane aplikuar kete jave.

Ne njesine bashkiake numer 1 ne Tirane, rezultojne rreth 5781 qytetare pa pasaporte dhe rreth 1200 nuk kane aplikuar ende.

Por vec ketij problemi ne datat 17, 18, 19 shkurt dhe po ne keto data te muajit mars ne kete njesi kane aplikuar rreth 900 persona te cilet deri me tani nuk i kane marre ende leternjoftimet.

Ne njesine numer 2 mesohet se jane rreth 25 mije votues, por nuk behet i ditur numri i personave pa pasaporte, pasi sipas punonjesve eshte informacion qe jepet vetem nga Ministria e Brendshme.

Ne numer 5 jane rreth 8400 persona pa pasaporte, por sipas informacioneve rezulton se rreth 400 persona nuk kane aplikuar.

Ne njesine bashkiake numer 7 rezultojne se jane 6900 persona pa pasaporte dhe nuk behet i ditur informacioni sesa prej tyre nuk kane aplikuar per leternjoftime.

Ne njesine bashkiake numer 10 jane rreth 2 mije persona pa pasaporte dhe 40% e tyre nuk kane aplikuar deri me tani per karta identiteti.

Punonjeset e njesive bashkiake, por edhe te aplikimit dhe te shperndarjes se kartava te identitetit nga dita e hena ne Tirane do te jene te hapura nga ora 6 ne oren 22.

Por duket se orari i ri nuk i kenaq ato pasi deri tani punonjeset e njesive bashkiake nuk jane paguar per oret shtese qe kane punuar sipas urdherave te meparshem te qeverise.

Qeveria nuk ua njeh oret shtese, sepse urdheri nuk eshte dhene me shkrim, por ka qene verbal.

Top Channel