Korce, dhunohet serish zyra elektorale e PS

07/06/2009 13:10

Dhunohet serish zyra elektorale e Partise Socialiste ne fshatin Vashtmi te Korces.

Brenda tre diteve zyra elektorale e ketij fshati eshte sulmuar dy here kur nga ndertesa e godines se kesaj force poltike eshte shkulur tabela me mbishkrimin “zyra elektorale e PS”.

Burimet e policise kane bere te ditur se qe nga rasti i pare i dhunimit te kesaj zyre kane nisur hetimet mbi autoresine.

Zyra eshte dhunuar po me te njejtin skenar si tre dite me pare, kur sipas te dhenave nga policia, ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth ores 2:00 te mengjesit, kur nuk ka patur deshmitare okulare.

Dhumini i zyres eshte konstatuar nga ana e banoreve te fshatit. Ashtu si edhe heren e pare, tabela eshte hequr brenda dites nderkohe qe ende nuk ka nje autor per kete incident.

Pas shkaterrimit te tabelave, dhunuesit kane shkruar ne muret e godines siglen e Partise Demokratike.

Top Channel