Taylor Swift hyn në histori në Video Music Awards 2026, merr statujën e 31 dhe vendos një rekord të ri
Presidenti amerikan, Barack Obama ka mberritur ne Normandi ku po merr pjese ne ceremonite per 65-vjetorin e zbarkimit te aleateve.
Me pare se te nderonte te renet amerikane, Obama pati nje takim me presidentin francez, Nicolas Sarkozy ne Cean, qe u pasua me nje konference per shtyp.
Obama theksoi se ai dhe homologu francez do te punojne fort ne shume sektore, perfshi edhe strategjine per antiterrorizmin.
Lindja e Mesme
Mes ceshtjeve te diskutuara ishte edhe situata ne Lindjen e Mesme. Sarkozy nga ana e tij ishte plotesisht dakord me diskutimin e Obames ne Kajro.
Kurse Obama riktheksoi se si palestinezet edhe izraelitet, i kane fatet e tyre te lidhur me njeri-tjetrin.
“Pres qe dy palet ta kuptojne lidhjen mes tyre”, u shpreh Obama.
Armet berthamore
Obama dhe Sarkozy ftuan serish Iranin qe te heqe dore nga zhvillimi i programit berthamor. Duke folur per gazetaret, Obama theksoi se vlereson punen e Sarkozy ne kete ceshtje.
Megjithate kreu i Shtepise se Bardhe theksoi se me Teheranin duhet te veprohet me ane te diplomacise se ashper.
Top Channel