Kine, vullnetaret ne kerkim te te mbijetuarve
06/06/2009 17:20
Dhjetera vullnetare po kerkojne personat e zhdukur nga shembja e nje masivi dheu ne Kinen juglindore.
Te pakten 100 vete konsiderohen te zhdukur pas katastrofes, qe ndodhi ne nje zone minierash ne juglindje te Kines. Deri tani, vetem 8 persona u nxorren te gjalle dhe jane derguar ne spital.
Sipas vleresimeve te bera nga media zyrtare, me shume se 3,5 milione metra kub dhe copa shkembi u shkeputen nga disa qindra metra lartesi duke rene mbi nje lugine.
Dheu zuri poshte nje miniere dhe disa shtepi. Sasia e dheut ka bllokuar edhe rrjedhen e nje lumi, duke vene ne rrezik ndaj vershimit te ujerave, fshatin me te afert me shpatin e malit.
Top Channel