
Federata Italiane ka derguar nje faks ne zyrat e homologes se saj shqiptare, ku bente me dije se miqesorja e 10 qershorit kunder Gjeorgjise do te vezhgohet nga Domeniko Amuco.
Ai eshte percaktuar nga drejtuesi i stolit te kampioneve te botes ne fuqi, Marçelo Lipi, per te qene i pranishem ne “Qemal Stafa”, ku duhet te studioje skuadren gjeorgjiane, kundershtare e italianeve ne eliminatoret e Boterorit 2010. Ndeshja ndermjet dy skuadrave do te zhvillohet me 5 shtator 2009 ne Tbilisi.
Perfaqesuesja “axurre” kryeson Grupin 8 me 14 pike te grumbulluara ne 6 ndeshje (4 fitore dhe 2 barazime). Ndersa skuadra e drejtuar nga argjentinasi Hektor Kuper, ish-trajner i Valencias, Interit, Majorkes e Parmes, ndodhet ne pozita shume te veshtira: ata renditen ne vendin e gjashte (te fundit), me 3 pike ne 7 ndeshje.
Perpara Gjeorgjise, ndodhen Mali i Zi, me kuote te njejte pikesh, por me golavarazh me te mire dhe Qipro, qe ka nje pike me shume.
Lipi e cileson kete ndeshje delikate, pasi luajne ndaj nje skuadre qe kerkon me patjeter rezultate. Italianeve, te cilet synojne te kualifikohen ne evenimentin ne Afriken e Jugut si te paret ne grup, nuk u lejohet asnje hap fals, me Irlanden qe ka vetem dy pike me pak.
Nder te tjera, ne faks kerkohej qe FSHF t’i siguronte Kombetares se pertej Adriatikut edhe nje DVD te ndeshjes, nepermjet se ciles Lipi do te studioje me detaje menyren e lojes, pikat e forta dhe te dobeta te Gjeorgjise. Domeniko Amuço punon edhe si vezhgues per gjigantet e Serise A, Juventus.
Gjate ketij sezoni ai ka qene i pranishem ne shume ndeshje te kampionatit francez, duke ndjekur ne aksion talentet qe militojne ne kete Lige. Nje prej skuadrave me te vezhguara nga perfaqesuesi i “Zonjes se Vjeter” ka qene Olimpik Marseja e Lorik Canes.
Top Channel