Tifozët europian, ultimatum FIFA-s: Ndalo shitjen e biletave të Botërorit, janë 5-fishi më shumë se në Qatar
Francesco Totti dhe Marco Materazzi bëhen bashkë për një program të ri të drejtuar nga Pierluigi Pardo me ish kapitenin legjendar të Romës dhe ish mbrojtësin e Interit që tregojnë historitë dhe prapaskenat e futbollit italian.
Dy kampionët e botës në 2006 u vunë përballë njëri-tjetrit në një dialog pa filtra duke ndarë analiza të mprehta dhe prapaskena personale për karrierat e tyre duke prekur tema të rëndësishme si trajnerët, botërori i Gjermanisë, zhgënjimi i 5 majit të 2022 dhe krahasimet mes më të mëdhenjve në historinë e futbollit
I pyetur për lojtarët më të mëdhenj të historisë, Francesco Totti përpiloi klasifikimin e tij personal: ‘Maradona është vetë futbolli, pastaj është Ronni(Ronaldo Fenomeni) që për mendimin tim është mbi të gjithë, është poezi, i vetmi për të cilin ndjej keqardhjen që s’kam luajtur kurrë së bashku. Vetëm më pas vijnë Messi dhe Cristiano Ronldo-tha Totti
Një mendim që gjeti mbështetjen e Marco Materazzit që ka qenë shok skuadre me Ronaldon: ‘Në stërvitje, në lojën 1 për 1, sa herë që Ronaldo kishte topin, kthehesha dhe I thërrisja Cordobas dhe i thosha; shko ti’-tregon ish mbrojtësi italian
Më pas ish kapiteni verdhekuq i bëri homazh të gjithë trajnerëve të tij që kanë lënë më shumë gjurmë duke përkufizuar Carlo Mazzonen si krijuesin e gjithckaje që e menaxhoi plotësisht kur ishte 17 vjec, ndërkohë që vlerësoi në maksimum Jose Mourinho. ‘Trajneri nr.1 solli një trofe pas shumë e shumë viteve-tha Totti që kujtoi edhe Antonio Cassano-e rrita vetë sapo erdhi, për mua ishte si një vëlla i vogël. Është i mirë si buka dhe pse ndonjëherë i drejtpërdrejtë pak më shumë sec duhet’
Në anën tjetër, Marco Materazzi befasoi teksa thurri elozhe për një ish rival të tij dhe shok skuadre te kombëtarja: ‘Për brezin tim, Alessandro Nesta ishte mbrojtësi më i fortë në mënyrë absolute-tha Materazzi-më i fortë se Maldini dhe Baresi, për mendimin tim. Si admirues i tij, kur m’u desh ta zëvendësoja në kombëtare në 2006 shpresoja deri në fund që të rikthehej’.
Ish futbollisti i Interit më pas risolli në kujtesë zhgënjimin më të madh të karrierës së tij: ‘Do ta shkëmbeja titullin e 5 majit të 2002 me 2-3 trofe të tjerë që i kam fituar-tha Materazzi-ishte viti i rindërtimit dhe askush nuk e priste të arrinim deri aty’.
E paevitueshme ishte tema e triumfit në 2006, titulli i 4-t botëror për Italinë. Totti foli për mbështetjen e Marcello Lippit për rikuperimin e tij në kohë rekord. ‘Më priti që nga dita kur pësova dëmtimin’, ndërsa Materazzi kujtoi golin në finale: ‘Atë mëngjes Cannavaro më tha se Henry kishte frikë nga unë. Kur kërceva ai u mor shumë pak me kohën dhe unë arrita në kohën e tretë’
Top Channel