Dejan Stankoviç nuk është më trajner i Spartak Moskës, njoftoi zyrtarisht klubi rus. Klubi i tha lamtumirë trajnerit serb në rrjetet sociale.

“Zyrtarisht: Dejan Stanković u largua nga radhët e Spartakut me marrëveshje të ndërsjellë për ndërprerjen e kontratës.

Spartaku aktualisht është në vendin e gjashtë në tabelën e Premier Ligës Ruse, gjë që nuk i kënaq drejtuesit e klubit. Pas bisedës me Stankoviç, u mor vendimi për t’i dhënë fund marrëdhënies me pëlqimin e ndërsjellë.

“Falënderojmë Dejanin dhe asistentët e tij për punën e tyre dhe u urojmë fat të mbarë në karrierën e tyre të ardhshme “, shkroi klubi nga Moska.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Spartak Moscow (@fcsm_official)

Kujtojmë se sezonin e kaluar Spartaku me Stanković përfundoi në vendin e katërt në kampionat dhe luajti në finalen e Kupës ku humbi ndaj Rostovit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta