
Kundershtari i se shtunes, Portugalia pritet te zbrese ne “Qemal Stafa” me te gjithe emrat e medhenj ne nje ndeshje qe konsiderohet si vendimtare per shpresat e luzitaneve per kualifikim.
Dje jane shuar edhe dyshimet per aktivizimin e Kristiano Ronaldos ndaj Shqiperise, per shkak te demtimit qe ai kishte pesuar. Ylli i Mançester Junajtid zhvilloi dje nje seance stervitore te diferencuar, edhe pse vazhdon te ndjeje dhembje ne muskujt e kofshes dhe ata te barkut.
Synimi i kesaj stervitjeje ka qene rikuperimi i problemeve fizike. “Por tashme eshte thuajse 100% e sigurt, qe fituesi i ‘Topit te Arte 2008’ do te luaje kunder kuqezinjve te shtunen, pavaresisht problemeve muskulore”. Kjo konfirmohet edhe nga stafi mjekesor i perfaqesues luzitane. Edhe Tigo i Juventusit dhe Duda i Malages kane probleme fizike.
Top Channel