Kuzhe mendon per nje skuader sulmuese

03/06/2009 15:40

Fitorja e thelle 13-0 e Kombetares A me perfaqesuesen U-17 ka qene nje tregues i motivimit te madh te lojtareve per ndeshjen e se shtunes me Portugaline.

Duke patur njohje te vjetra me trajnerin Josep Kuzhe, mesfushori i kombetares shqiptare Ervin Skela ka folur me superlativa per kroatin. “Ne keto dy dite kemi bere shume mbledhje ku ai ka shprehur shume qarte mendimin e tij per futbollin. Shpresojme te japim dicka nga ato qe ai kerkon, megjithate do te duhet nje kohe e gjate per ta arritur kete”, shprehet mesfushori vlonjat.

Emri i madh i Portugalise ne futbollin europian, nuk e frikeson teknikun Kuzhe qe mesa duket ka vendosur te luaje me 2 sulmues qe nga minuta e pare. “Shpresoj qe me Kuzhe te kemi me shume mundesi per te luajtur perpara, megjithate qe me Portugaline mund te luajme me dy sulmues dhe kjo eshte gje e mire”, thekson Erjon Bogdani.

Nderkohe, Kombetarja Shqiptare nuk ka ndryshuar pozicionin e saj ne renditjen e FIFA-s per muajin maj, duke qendruar ne vendin e 92-te ne kuoten e 400 pikeve. Spanja, kampione e Europes ka ruajtur vendin e pare me 1761 pike, nderkohe qe Holanda dhe Gjermania kane nderruar vendet, portokallinjte jane ngjitur ne vendin e dyte, ndersa ekipi i Low ka zbritur ne te tretin.

Top Channel