
Kristiano Ronaldo nuk e ndjen presionin ne te cilin ndodhet perfaqesuesja e Portugalise, kur mungojne vetem kater dite nga sfida kunder Shqiperise.
Luzitanet duhet te fitojne me patjeter me 6 qershor ne “Qemal Stafa”, per te qendruar ne garen drejt fazes finale te Kupes se Botes 2010. Per lojtarin e Mançester Junajtid, ka ardhur momenti qe ekipi te tregoje vlerat e tij, pasi “Portugalia eshte skuadra me e mire e Grupit 1 eliminator”.
Mesfushori ka hedhur pas kraheve humbjen zhgenjyese ne finalen e Liges se Kampioneve. Tashme, ai kerkon fitoren ne Tirane, ne menyre qe me pas “te shkojme te qete me pushime”.
Menjehere sapo mberriti ne hotelin ku portugezet jane grumbulluar dhe po sterviten per sfiden e se shtunes, pas Hugo Almeides dhe Simao Sabrozes, Kristiano Ronaldo deklaroi: “Humbja ne Champions me Barcelonen nuk ishte e lehte per t’u harruar. Askujt nuk i pelqen te humbase, mua personalisht nuk me pelqen te humbas. Ai zhgenjim ka lene shenje, por tashme e kam kaluar”.
24-vjeçari mendon se kunder kuqezinjve te Josip Kuzhe “nuk do te jete e thjeshte”, edhe pse fitorja anon me shume ne krahun e Portugalise. “Kemi shprese se do te marrim nje rezultat pozitiv. Jemi te vetedijshem se nese nuk fitojme, do te jemi pothuajse jashte gares per t’u kualifikuar ne Kupen e Botes”, shtoi “o capitão”.
“Megjithate, nese nuk fitojme me Shqiperine, une do te thosha se nuk e meritojme te luajme ne Afriken e Jugut. Ka shume presion, te gjithe presim qe te fitojme, por kjo eshte pjese e futbollit dhe skuadra jone ka lojtare me eksperience”. I perkedheluri i Ser Aleks Ferguson ka shume besim te marrja e tri pikeve, pasi luzitanet kane nje kontingjent “fenomenal”, “spektakolar” dhe “skuadren me te mire te grupit eliminator, edhe pse deri me tani nuk jemi paraqitur si te tille”.
Edhe lojtari i Çelsit, Deko, deklaroi se Portugalia eshte e vetedijshme per rendesine e ndeshjes kunder Shqiperise. Fantazisti mungoi ne perballjen e pare te luajtur ne tetor 2008, e cila perfundoi ne barazim 0-0. “eshte nje sfide e komplikuar, sepse kerkojme fitoren, por e dime qe Shqiperia eshte nje kundershtar i veshtire ne fushen e saj. Gjithsesi, ne do te shkojme atje per te marre tri pike te plota”. Sipas mesfushorit, qe sezonin e ardhshem mund te luaje tek Interi “sekreti per t’u kualifikuar ne Boterorin 2010 eshte loja e bukur dhe arritja e fitoreve”.
Top Channel