Turneu ATP Finals shfaqi edhe anën romantike të tij. Një propozim martese u bë në një moment pauze gjatë sfidës mes Carlos Alcaraz dhe Taylor Fritz, episod që u kap nga telekamerat dhe që u shfaq në ekranin e madh që është në fushë dhe që përdoret si tabelë e pikëve.

‘Ajo tha po’  ishte komenti me emojin e unazës së fejesës te video e postuar në kanalet zyrtare të turneut dhe të Federatës.

Sipas ritualit klasik, djali i ri pasi  tregoi unazën të dashurës së tij,mbështeti gjurin në tokë përpara saj duke marrë me vajzën që reagoi e surprizuar dhe me shumë gëzim.

Pas një përqafimi dhe një puthje, dhëndri i ardhshëm i vendosi vajzës unazën në gisht dhe e gjithë kjo mes entuziazmit të spektatorëve që ishin të pranishëm.

Top Channel