
Ne ndeshjen Shqiperi-Portugali, skuadra e Karlos Kueiroz eshte e detyruar te fitoje. Pozitat e tyre nuk jane aspak komode (5 ndeshje, 1 fitore, 3 barazimi, 1 humbje, 6 pike) dhe çdo rezultat veç fitores do te shkaktonte pakenaqesi ne Federaten Portugeze.
Trajneri portugez e ka te qarte se nje tjeter barazim i kuqezinjve si ai ne Braga do ta rrezikonte postin e tij ne krye te Kombetares.
“Eshte nje ndeshje e rendesishme, megjithate jemi te qete dhe besojme se lojtaret tane mund te bejne nje paraqitje te mire dhe do ta fitojne kete sfide. Duhet te tregojme kualitetin dhe aftesite tona, mbi te gjitha duhet te jemi te qete dhe te kemi besim te futbolli i grupit. Kam ndjekur miqesoren Shqiperi-Milan, por nuk eshte e sigurt se çfare mund te ndryshoje trajneri i ri. Ata kane lojtare me eksperience dhe ngaqe do te luajne ne fushen e tyre, jane te motivuar te paraqiten mire”, u shpreh Kueiroz.
Top Channel