
Jenson Button nuk kenaqet me suksesin e arritur deri tani, duke kerkuar fitoren edhe ne garen e Turqise.
“Ne Stamboll kam qene gjithmone ne lartesine e duhur. Pjesa me pak e pershtatshme e pistes eshte kthesa 8 ku ndryshimi i shpejtesise ndodh menjehere dhe ne qafe bie nje fuqi shume e madhe. Ne duhet te vazhdojme ne kete rruge qe kemi nisur”, shprehet piloti britanik i Brawn GP.
Nga ana tjeter, Ros Brawn e perqendron vemendjen ne rritjen e skuderive Red Bull dhe Ferrari. “Ne Monaco kaluam nje fundjave te mrekullueshme por e dime gjithashtu se ne Turqi, kundershtaret tane do jene shume here me te forte. Kjo piste eshte nje sfide e bukur per inxhinieret qe duhet te marrin me te miren nga makina”, thekson shefi i skuderise Brawn GP.
Top Channel