Agolli: Te perserisim Bragen edhe ne Tirane

02/06/2009 08:45

Objektivi i Ansi Agollit dhe Shqiperise me 6 qershor kunder Portugalise duket se do te jete minimalisht barazimi, i cili mund t’u prishe shume pune kundershtareve.

Sipas tij, ndeshje te tilla i motivojne vetvetiu futbollistet. Ai premton se “ne te gjithe do te bejme me te miren per te arritur nje rezultat pozitiv dhe per t’u paraqitur mire perballe yjeve te ekipit kundershtar.

Pavaresisht presionit te madh qe ka kundershtari per rezultat pozitiv, edhe ne kemi deshire qe te perserisim nje tjeter rezultat pozitiv si ai ne Portugali”.

Ndersa me pas flet ne lidhje me te ardhmen e tij, e cila ka shume mundesi te jete ne nje nga kampionatet evropiane. “Une vazhdoj te jem lojtar i Tiranes, por mund te them se kam disa oferta dhe mendoj se shanset jane 50 me 50 per te qendruar te Tirana, ose per te luajtur me ndonje ekip te huaj”.

Top Channel