Pedrosa, 10 dite pushim pas aksidentit

01/06/2009 17:40

Dani Pedrosa do ta kujtoje garen e kesaj fundjave si nje nga me negativet ne karrieren e tij.

Piloti spanjoll i skuderise Honda eshte rrezuar ne Mugello duke humbur edhe shume terren ne klasifikimin e pergjithshem. Por ajo qe e demton me shume pilotin spanjoll eshte fraktura qe ka pesuar dhe sipas mjekeve ai duhet te pushoje per rreth 10 dite. “Kjo fundjave nuk nisi mire qe ne fillim.

Ne gare kisha probleme te medha pasi nuk arrita ta kap asnjehere ritmin. Nderrimi i motorrit e rendoi situaten. Nuk eshte e lehte te gjesh anen pozitive por jam i kenaqur qe nuk pesova nje demtim me te madh. Tani kam nevoje te pushoj sepse jam shume i lodhur.

Pavaresisht rrezimit, do punojme forte per garen e ardhshme qe do zhvillohet ne pisten e shtepise time”, shprehet spanjolli.

Top Channel