Milan, Galliani prezanton Leonardon trajner

01/06/2009 17:10

Ish sulmuesi i Milanit, Leonardo ka marre zyrtarisht drejtimin e skuadres pas largimit te Carlo Ancelotti-t per tek Chelsea.

Lajmin e beri te ditur numri 2 i Milanit, Adriano Galliani ne nje konference shtypi. “Leonardo ka nenshkruar nje kontrate 2 vjecare por para se gjithash dua te pershendes Ancelotti-n. Me te kemi kaluar vite fantastike ku kemi fituar 5 trofe nderkombetare dhe 3 italiane. Personalisht me te kam me shume nje raport miqesie. Shume lojtare dje kane qare, mbi te gjithe Gattuso”, shprehet Galliani.

Me tej, ai flet per teknikun e ri, duke thene se ai eshte nje zgjedhje e bere nga shoqeria. Bashke me te, Milani do te ripershkruaje rrugen qe ka bere me Capello-n”, u shpreh administratori i deleguar kuqezi.

Ne vijim fjalen e mori Leonardo. “Kur isha femije nuk enderroja te behesha trajner por sot eshte nje dite shume e vecante. Jam i lumtur pasi kjo eshte nje aventure e re dhe nje situate e ndryshme. Ajo qe me lidh me Milanin eshte nje dashuri e madhe pasi jam ketu prej 12 vjetesh. Zgjedhja eshte e bazuar ne shume gjera dhe kjo me ben te lumtur”, shprehet Leonardo.

Top Channel