Kuzhe kthen optimizmin ne skuadren kuqezi

01/06/2009 20:20

Ardhja e trajnerit te ri ne krye te kombetares shqiptare, ka ndryshuar atmosferen tek futbollistet kuqezinj.

Vete lojtaret pohojne se jane me te movituar ne stervitje, dhe kjo gje do te pasqyrohet pozitivisht edhe perballe Portugalise. “Me trajnerin e ri ka nje motivim te madh per te gjithe futbollistet. Ekipi kombetar duhet te marre nje rezultat pozitiv, ashtu si ne ndeshjen e pare me Portugaline”, shprehet Klodian Duro.

Nga ana tjeter, Edmond Kapllani thekson se kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme per kuqezinjte.

Perfundimet e kampionateve neper Europe, i kane hapuar rrugen edhe transferimeve te shumta te futbollisteve. Pjese te merkatos europiane jane bere edhe futbollistet e kombetares shqiptare. Duro pohon se i pelqen te aktivizohet ne nje skuader qe luan ne Europe dhe Omonia ia ploteson kete deshire, ndersa Ansi Agolli nuk ka konfirmuar asgje, duke thene se shanset per t’u larguar jashte jane 50 me 50.

Te marten ekipi kombetar A do te zhvilloje nje ndeshje miqesore me kombetaren U-17, sfide qe do t’i sherbeje trajnerit Kuzhe te eksperimentoje lojtare dhe taktika te reja para ndeshjes me Portugaline.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta