“Eli Yamin” koncert ne “House of Arts”

30/05/2009 14:00

“House of Arts”, eshte pushtuar mbremjen e djeshme nga tingujt e mrekullueshem te muzikes blues interpretuar prej grupit amerikan te njohur “Eli Yamin”.

Te ftuar ne Tirane nga ambasada amerikane, ata dhane nje koncert enkas per nje publik te zgjedhur kryeqytetas, mes te cileve dhe vete zevendesambasadori amerikan ne Tirane, Steve Christina, i cili me shqipen e tij karakteristike per te huajt prezantoi per te ftuarit grupin amerikan te blues-it.

Muzika e tyre e thjeshte e zhurmshme, por hera-heres dhe qetesuese u mireprit nga artdashesit e kesaj rryme muzikore, duke krijuar nje atmosfere sa te vecante dhe te kendshme.

Grupi amerikan i blues “Eli Yamin” me nje eksperience mbi dhjetevjecare me qender ne Nju Jork, pervecse dy koncerteve te tyre ne Elbasan dhe Tirane ishin te ftuar dhe per nje ore master class, ne dy shkollat e muzikes asaj te Tiranes dhe Elbasanit.

Banda e njohur amerikane Blues “Eli Yamin”, ka interpretuar ne skenat me prestigjioze te botes si dhe anetaret e saj japin leksione ne shkollat profesioniste te muzikes ne Manhatan, Washington DC, Nju Jork etj.

Top Channel