Dhuna ndaj te verberve, shkarkohet gardisti

29/05/2009 11:05

Drejtuesit e Gardes se Republikes pas sugjerimeve te marra nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani shkarkuan dhe larguan nga ky repart nje prej punonjesve te saj, i cili ishte deshmitar ne incidentin e ndodhur prane selise se kryeministrise gjate protestes e nje grupi te verberish.

Gardisti i shkarkuar ishte me sherbim prane kryeministrise dhe eshte personi qe pas incidentit ku u dhunuan grate e moshuara ka percjelle me perzemersi biznesmenin Pellumb Borshi, i cili shkaktoi edhe incidentin.

Pas incidentit te ndodhur ne kete proteste, Avokati i Popullit i rekomandoi Gardes se Republikes shkarkimin e menjehershem te punonjesve te gardes qe nuk penguan dhunimin e grave te moshuara. Drejtuesi i gardes ka vene ne dijeni Avokatin e Popullit per vendimet e marra.

Me 21 maj perfaqesuesit e disa shoqatave te te verberve organizuan nje proteste prane kryeministrise. Ndersa ndodheshin prane nje prej hyrjeve te godines u dhunuan nga nje biznesmen, i cili me pas kerkoi falje duke thene se ishte i stresuar pas nje dite te lodhshme.

Top Channel