Shkoder, konflikt me arme per nje mur ndares

28/05/2009 14:05

Sherri per nje mur ndares eshte bere shkak i nje konflikti me arme mes dy personave ne qytetin e Shkodres.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur rreth ores 13.30 ne lagjen “Iliria” ne hyrje te Shkodres. Burime policore pohuan se ne fillim eshte marre informacion, se ne hyrje te Shkodres ka nje shkembim zjarri. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar forca te shumta policie ku kane gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri pistolete dhe nje cifte.

Gjithashtu ne vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe disa gezhoja cifteje . Pasi jane kryer hetimet e para policia  ka arritur ne perfundimin se vetem njeri nga personat e perfshire ne konflikt ka qelluar me cifte ne ajer.

Deshmitaret ne vendgjarje pohuan per policin se jane degjuar disa te shtena armesh duke krijuar panik dhe terror tek kalimtaret.

Sipas policise shkak i kesaj ngjarjeje eshte bere nje konflikt pronesie ne lidhje me nje mur ndares mes dy pronave.Policia ka shoqeruar personin qe ka qelluar me cifte ne ajer dhe vazhdojne hetimet per saktesimin e plote te ngjarjes.

Top Channel