Lushnje, kryebashkiaku i bashkohet PS-se

28/05/2009 22:45

Pakenaqesia per listat e kandidateve ne qarkun e Fierit ka bere qe kryebashkiaku i Lushnjes dhe drejtuesit lokale te LSI-se te deklarojne publikisht shkeputjen nga partia e tyre dhe bashkimin me PS-ne.

Sipas Albert Sanxhaku, nuk jane marre parasysh propozimet e bera nga bazat.

“Si kryetar i bashkise kam vendosur te distancohem nga LSI-ja per shkelje te medha statuore te cilat nuk kane marre parasysh statusin. Ata kane importuar kandidaturat. Ne takimin qe kam bere me Edi Ramen i kam kerkuar qe te me mbeshtese me rritjen e investimeve ne Lushnje dhe brenda 5 vjeteve ju nuk do ta njihni se kush eshte Lushnja”, eshte shprehur Sanxhaku.

Top Channel