Eksod nga radhet e LSI drejt PS-se

27/05/2009 18:30

Nje eksod i vertete politik eshte regjistruar pasditen e sotme, nga radhet e partise Leivzja Socialiste per Integrim drejt Partise Socialiste.

Kryetari i bashkise se Lushnjes, Albert Sanxhaku eshte larguar nga partia e Ilir Metes per t’u bashkuar me ate te Edi Rames.

Gjurmet e tij i ka ndjekur edhe kryetari i deges se LSI-se ne Lushnje, Vladimir Hajdari.

Levizjen e tyre dy politikanet e kane argumentuar me faktin se dega e Lushnjes nuk eshte perfaqesuar sic duhet tek kjo parti.

Nderkohe, LSI eshte braktisur edhe nga kandidatja e kesaj partie ne Fier, Rudina Jupe, e cila i eshte bashkangjitur PS-se.

Top Channel