Zhvillohet ne Rome samiti i energjise

26/05/2009 09:20

Nje bashkepunim i ri mes qeverive per nxitjen e projekteve te medha energjitike, per perdorimin sa me te frytshem te energjise ne kete periudhe krize, me nje kujdes te vecante ne zhvillimin e tekonologjive te pastra.

Keto ishin temat kryesore te samitit te Romes ku moren pjese pervec ministrave te energjise te G8, edhe 15 te tjere te vendeve me te zhvilluar nga pikepamja energjitike, qe perfaqesojne bashkarisht 80% te ofertes dhe kerkeses planetare per energji. Ne bote 1,6 miliarde persona jetojne akoma pa energji elektrike. Por kriza ekonomike, u vu ne dukje gjate punimeve te samitit, rrezikon te sjelle rrjedhoja akoma me negative edhe mbi te varferit, qe nuk do te kene mundesia ta paguajne.

Per shkak te renies se prodhimit industrial edhe konsumi i energjise gjate vitit 2009 mund te pesoje nje renie, gje qe nuk ka ndodhur qe nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore.
Perpara hotel Excelsior ne Rome, ku u zhvillua samiti, nje grup aktivistesh te Greenpeace protestoi duke mbajtuar ne duar pasqyra me te cilat prodhohet energjia diellore.

Sipas kesaj organizate, kjo lloj energie eshte e ardhmja, aq me shume qe teknologjia eshte zhvilluar me ritme te shpejta keto kohet e fundit. Nje nder drejtuesit e Greenpeace deklaroi se politika e qeverise se Berlusconit, e perqendruar mbi energjine nga qymyri dhe centralet berthamore, eshte nje strategji vrasese per klimen.

Top Channel