Zgjedhjet, ODIHR publikon raportin

26/05/2009 20:05

Ne raportin e pare paraprak per pergatitjen e procesit elektoral, misioni i vezhgues i ODIHR-it ka fokusuar vemendjen tek ceshtja e pajisjes me karta identiteti te personave pa pasaporte. (UPDATE)

Duke theksuar qe ne krye, se situata politike mbetet teper e polarizuar mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, raporti vlereson se deri tani ceshtja e kartave te identitetit mbetet ceshtja me e diskutueshme e procesit zgjedhor.

Sipas misionit vezhgues te Odri Glover, e cila citon Ministrine e Brendshme, deri ne daten 19 maj kane aplikuar 354 mije persona pa pasaporte nga rreth 730 mije qe jane listuar nga qeveria pa kete dokument identifikimi.

ODIHR thote se rreth 160 mije votues shqiptare pa pasaporte besohet te jene jashte vendit pa dokumenta te vleshme dhe sipas raportit mbeten pa aplikuar rreth 220 mije votues te kesaj kategorie problematike.

Raporti citon Ministrine e Brendshme te thote se beson qe ky numer te aplikonte ne kohe per zgjedhjet, ndersa te tjere, thote raporti, ngrene pyetjen nese kompania e kontraktuar ka kapacitetet e duhura te perballet me nje numer te larte aplikimesh ne afatet e fundit te procesit.

Kete pyetje e ka ngritur cdo dite opozita, te cilen raporti e citon te thote se eshte ankuar se procesi per t’u pajisur me karta te reja identiteti eshte komplikuar ne menyre te panevojshme.

ODIHR citon Partine Socialiste ne deklarimin e saj se ne disa zona aplikimet jane kryer ne menyre selektive, duke dizavantazhuar mbeshtetesit e kesaj partie.

Gjithashtu, raporti i ODIHR-it nxjerr ne pah shqetesimin e opozites se Partia Demokratike ka perfituar nga fushata e informimit ne televizionin publik, duke theksuar arritjet e qeverise me spote perpara nisjes zyrtare te fushates, ne nje kohe kur partite nuk lejohen te kene spote politike ne televizion.

Raporti i ODIHR nuk ka perfshire ne te debatin edhe nderkombetar, qe rrethoi shefen e ketij misioni ne Tirane.

Ende sot e kesaj dite, zonja Glover nuk eshte pritur ne asnje takim nga kryeministri Berisha, por vetem nga perfaqesues te zyres se tij dhe nga drejtuesit e opozites.

Top Channel