Rama, nje kenge per ndryshimin

26/05/2009 15:20

E ndersa fushata zgjedhore do dhe pak dite te nise zyrtarisht, kryetari i opozites Edi Rama zbuloi perballe medias, nje nga elementet e kesaj fushate, qe s’ka lidhje direkte me programin qeverises dhe me kundershtarin e tij politik.

Miku i West Side Family, pritet te shfaqet serish me grupin e sukseshem muzikor kete here jo me nje kenge vetem per Tiranen.

“Eshte nje kenge, pjese e asaj fryme qe ne e ndjejme dhe e percojme njekohesisht ne te gjithe Shqiperine, frymen e ndryshimit”, u shpreh Rama.

Kreu i PS-se, i cili deri tani eshte treguar i matur per t’i zbuluar detajet e fushates ne kohen e duhur per te tha se kenga dhe klipi i saj do te jene gati te enjten kur pritet qe PS-se te cele zyrtarisht fushaten zgjedhore te 28 qershorit.

Kenga “Cohu” e grupit te njohur muzikor West Side Family pritet te shoqeroje si kolone zanore gjithe fushaten e kryetarit socialist Edi Rama.

Ne rreshtat e kesaj kenge natyrisht qe gjithkush mund te gjeje dhe filozofine politike te zotit Rama, si dhe menyren se si nje grup artistesh te rinj, shprehin mbeshtetjen per te.

Top Channel