PS, e shqetesuar per pajisjen me karta

26/05/2009 19:45

PS shprehu sot serish shqetesimin e saj ne lidhje me procesin e pajisjes se qytetareve me leternjoftime dhe per ate qe e cilesoi si “rrezik deshtimi per realizimin e zgjedhjeve ne perputhje me standartet demokratike”.

Nepermjet nje letre drejtuar ministrit te Brendshem, OSBE-se dhe ODIHR-it, socialistet thone se jane te shqetesuar per pamundesine e pajisjes me leternjoftim te nje numri te konsiderueshem votuesish pa pasaporte, cka do te pengonte pjesemarrjen e tyre ne votime.

“Duke ndjere nevojen e nje transparence maksimale midis forcave politike pjesemarrese ne zgjedhje dhe votuesve dhe publikut te gjere, ju kerkojme qe brenda dates 30 maj te na vini ne dispozicion listen e votuesve qe kane pasaporta dhe te perditesuar me te dhena deri me 20 maj 2009, listen e te gjithe votuesve pa pasaporte qe kane aplikuar, si dhe listen e votuesve pa pasaporte qe kane marre ne dore leternjoftimin me te dhena te perditesuara gjithashtu deri me 20 maj”, thuhet ne letren e PS.

Gjithashtu ne leter, pasi shprehet shqetesimi se tashme eshte vone per te arritur pajisjen e te gjithe qytetareve me leternjoftime, PS kerkon gjithashtu te informohet per opsionet eventuale te zgjidhjes se problemit qe do t’u mundesonte ketyre votuesve pa pasaporte dhe pa leternjoftime qe te ushtronin te drejten e tyre kushtetuese.

Ne fund, socialistet theksojne se analiza e ketyre informacioneve do te jete ne themel te qendrimit te partise se tyre ndaj ketij aspekti percaktues te procesit zgjedhor, perfundon letra drejtuar ministrit te Brendshem Bujar Nishani dhe misionit te OSBE-ODIHR-it, qe do vezhgoje zgjedhjet ne Shqiperi.

Top Channel