Incident ne shtepi, ne gjendje kritike vajza e Mike Tyson

26/05/2009 10:45

Vajza katervjecare e ish-kampionit te boksit Mike Tyson, ndodhet ne gjendje kritike per jeten, pas nje incidenti qe pesoi ne shtepi.

Exodus u transportua ne spital, pasi u gjet me nje litar te lidhur pas qafe, ndersa ishte duke luajtur prane disa pajisjeve per ushtrime gjimnastikore. Vajza aktualisht ndodhet ne spitalin
Saint Joseph ne Phoenix.

Ajo eshte gjetur nga i vellai shtate-vjecar, qe ka lajmeruar menjehere te emen, qe i telefonoi ndihmes se shpejte, Exodus u gjet ne gjendje shume te rende, e lidhur me nje litar, qe vinte nga nje makine palestreje.

Tyson ndodhej ne Las Vegas ne momentin e aksidentit dhe ka nxituar drejt spitalit.

Top Channel