Gripi A, numri i te prekurve shkon ne 13 mije

26/05/2009 15:05

Numri i personave te prekur nga gripi i derrave ne te gjithe boten ka shkuar ne 12.954.

Lajmin e ka bere te ditur Organizata Boterore e Shendetesise, e cila ka saktesuar se rastet e vdekjeve nga virusi i ri jane 92.

Burimi shton se vendet me te prekura mbeten Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Nderkohe, gripi po perhapet me shpejtesi edhe ne Evrope, kryesisht nga persona qe kthehen nga SHBA ose nga vendet e Amerikes Latine.

Ne Itali, sipas raportimeve te mediave lokale, numri i te prekurve eshte 23, 4 prej te cileve u verifikuan diten e djeshme ne rajonet Lacio dhe Kampania.

Top Channel