Cikloni godet Indine e Bangladeshin, 87 te vdekur

26/05/2009 13:45

Te pakten 87 persona kane gjetur vdekjen nga nje ciklon i fuqishem, qe goditi Bangladeshin dhe Indine, njoftuan zyrtare vendas. Shumica e viktimave jane nga Bangladeshi.

Mbi 2,4 milione njerez jane detyruar te zhvendosen nga stuhia, ndersa 34 mije shtepi jane shkaterruar. 803 persona te tjere u plagosen. Cikloni Aila preku edhe Indine lindore, duke shkaktuar rreth 8 milione dollare deme vetem ne nje distrikt.

Shpejtesia e eres arriti ne 80 km/ore ne perendim te Bengalit. Ne verilindje te Indise priten reshje gjate 24-oreve te ardhshme.  

   

Top Channel