BE miraton sistemin e Blue Card
26/05/2009 12:05
Vendet e Bashkimit Europian miratuan sistemin e blue card (kartave blu) nje kopje e green card amerikane.
Ky sistem synon thithjen ne vendet e Bashkimit Europian te punetoreve te specializuar nga vendet jashte bllokut. Periudha e qendrimit te punetoreve zgjat nga nje ne kater vjet dhe dokumentat mund te rinovohen.
Mbajtesi i kartes blu mund te zhvendoset per arsye pune ne nje shtet tjeter te Bashkimit Evropian, vetem nese ka qendruar 18 muaj ne shtetin fillestar.
Kur u propozua “blue card”, pati shume kundershti, pasi mendohej se Brukseli do te nderhynte me shume ne sistemet e punes se shteteve anetare te BE-se.
Top Channel